Fulja troket në shtëpinë e Kadirit me shumë fùri, për t’u treguar atyre se gjatë kohës që ato po qëndrojnë në shtëpi, Sinani po e shet shtëpinë e tij për të paguar paratë e bòrxhit të Kemalit, vetëm që të shpëtojë motrën dhe Zejnebin. Kadiri shòkohet i tëri, mbledh veten, shet taksitë e tij dhe ndërmjet një marrëveshjeje që bën në telefon, ai i dòrëzon paratë, në këmbim të Munevverit dhe Zejnebit. Ato para janë vetëm një këst nga shuma tòtale e parave që Kemali duhet të paguajë por sidoqoftë e pranojnë.
Për t’u siguruar se do i shpëtojë ato të dyja, Kadiri nuk lajmëron njeri, ashtu siç i kërkojnë të bëjë. Mirëpo, e gjitha është një kùrth sepse askush nuk ia jep as Munevverin dhe as Zejnebin. Këtë e bëjnë për të mbledhur më shumë para, nga Kadiri dhe Sinani. Në anën tjetër ndodhet Meltemi. Ajo rikthehet në shtëpinë e saj, kur shikon se Alpi po qëndron pas derës, duke e pritur atë. Për çudinë e madhe të Meltemit, Alpi ofrohet ende për t’a ndihmuar, edhe pse e ka parë atë duke vrapuar pas Ahmetit.
Alpi kërkon të marrë përsipër çdo shpenzim të vajzës së Meltemit, së Meltemit vetë dhe çdo gjë që ajo do kërkojë. Teksa darkojnë me njëri tjetrin në shtëpinë e saj, ai i sugjeron që të bëjnë një martesë fàlse. Ato do martohen lìgjërisht me të vërtetë dhe për këtë, Meltemi do marrë para, por ajo martesë do jetë e vërtetë vetëm para të tjerëve, ndërsa në shtëpi do jenë shokë. Alpi shpjegon se kjo i duhet për të kompletuar pamjen e tij në çdo aktivitet, organizim apo takim pune ku vetëm ai është pa familje, i vetëm.
Ai i premton se kontrata do prìshet menjëherë nëse ajo nuk dëshiron t’a vazhdojë por se ndërkohë ajo do mund të shëtisë me të në të gjithë botën, sa herë që ai udhëton për punë. Meltemi pranon dhe sëbashku ato vënë në gjumë vajzën e vogël dhe Alpi largohet. Mëngjesin e të nesërmes, kur Sinani dòrëzon paratë, dikush i panjohur me motor, ia merr të gjitha paratë nga duart, lìdh pas peme Nisën dhe bashkëpunëtorët e saj dhe Zejnebi me Munevverin shpëtojnë. Gjatë përqafimit të fortë me Sinanin, Zejnebi i kërkon atij të jenë sërish bashkë.