PENDIMI/ Meltemi pranon ofertën e Alpit

Fulja troket në shtëpinë e Kadirit, për t’i krìtikuar që po qëndrojnë ulur, në një kohë kur Sinani po sakrìfikon aq shumë nga vetja tij, saqë po shet shtëpinë për të shpëtuar dy të rrèmbýerat. Kadiri nuk i beson dot veshëve dhe njëkohësisht ndihet shumë në fàj. Vetëm pak çaste pasi Fulja largohet, Kadiri telefonon një nga rrèmbýesit dhe i dòrëzon një këst nga shuma e plotë e parave të bòrxhit të djalit të tij. Ashtu siç rrèmbýesi e urdhëron, Kadiri nuk i tregon njeriu për atë takim, as edhe vetë Sinanit.

Sinani e mëson shumë vonë dhe nèvrikoset me Kadirin, sepse ai e ka shitur shtëpinë vetëm për atë çështje. Paralèlisht, e nèvrikosur është edhe Meltemi, por me Ahmetin. Ashtu e nèvrikosur ajo kthehet në shtëpi, ku gjen Alpin duke e pritur pas derës. Alpi e çudit Meltemin me këmbënguljen e tij për t’a ndihmuar atë dhe vajzën e saj, qoftë mòralisht, qoftë edhe financiarisht. Meltemi e fton brenda dhe darkojnë bashkë, si dhe i tregon se do kthehet në shkollën ku ka punuar më përpara si mësuese.

Alpi i jep një opsion shumë më të mirë, duke i treguar se ka nevojë të plotësojë imazhin e tij në punë, mbledhje, organizime dhe evente, ndaj i duhet një partnere. Ai i tregon se do e paguajë çdo muaj, do mbulojë çdo shpenzim të saj dhe të fëmijës dhe do ketë mundësi të shikojë gjithë botën, duke e shoqëruar atë në çdo udhëtim. Përtej të gjithave, ai i thekson se për sa kohë që Meltemi dëshiron, ato do jenë miq në shtëpi dhe të martuar vetëm jashtë, para të tjerëve. Ofertën tùnduese të Alpit, Meltemi e pranon menjëherë.

Sakaq, të nesërmen, Munevveri dhe Sinani do shpëtohen në një mënyrë të pashpjegueshme, nga një hèro i panjohur, i cili jo vetëm që lìdh pas një peme gràbitësen që po i mban ato, por edhe ia merr të gjitha paratë. Njëherë ia dërgon Sinanit pranë kòmisariatit, më pas Kadirit pas derës së shtëpisë. Zejnebi përqafon shumë gjatë Sinanin dhe i kërkon të jenë sërish bashkë. Në ato momente, ish bashkëshorti saj Ahmeti shkon në klìnikë të vizitojë Arzunë por përfundon duke u rràhur me një dòktor që gjen pranë saj, i cili po e bën atë të qeshë.