Jusufi mërzitet shumë kur Adaleti i tregon mes lotësh se aksidentalisht ia ka prishur përparësen, ndërsa Nana nuk heq dorë por bën një tjetër dhe shfaqjen e zhvillojnë në shtëpi, bashkë me Jamanin, gjë që nxit për keq Ajnurin dhe hallën.
Halla fillimisht paralajmëron Ajnurin të mos bëjë më kurrë thashetheme, më pas paralajmëron Nanën se nuk duhet t’a mendojë veten si diçka më shumë se dado në atë shtëpi. E ofenduar dhe e shokuar, Nana betohet se nuk ka menduar gjë më shumë.
Ndërkohë Jamani zemërohet me veten që po lëshohej para Nanës, ndaj gris letrën e Seherit, duke mos ia dhënë vetes lirinë për të dashuruar sërish. Gjatë asaj kohe, ish besniku tij Nedimi, përballet shokueshëm me Idrisin, që e mendonin të vdekur.
Në anën tjetër, Feriti mëson se trauma Jeshimit është nga një person që e ka shtyrë kur atë ditë ka tentuar të abuzojë me të dhe nuk di gjë nëse e ka vrarë. Feriti fillon kërkimet për atë person dhe brenda ditës e gjejnë dhe e fusin pas hekurave.