AMANETI/Halla shuan ëndrrat e Nanës për Jamanin

Feriti insiston dhe Jeshimi rrëfen se trauma atë ditë i është shkaktuar nga një person që ka tentuar të abuzojë me të dhe ajo e ka shtyrë tutje. Në çast ia ka mbathur dhe nuk di gjë nëse e ka vrarë kur e ka shtyrë apo ai është ende gjallë.

Pa humbur kohë, Feriti fillon kërkimet bashkë me gjithë ekipin dhe personin në fjalë e gjejnë brenda ditës, e burgosin dhe marrin falenderimet e pafundme të Jeshimit, ndërsa me Aishen, Feriti nuk pranon ende që të flasë.

Në anën tjetër, Adaleti mbytet mes lotësh, pasi ka prishur aksidentalisht përparësen e Jusufit. Edhe ky i fundit qan që nuk shkon dot në shfaqjen e shkollës por Nana i bën një tjetër përparëse dhe shfaqjen e bëjnë në shtëpi.

Ajnuri xhelozon dhe i flet hallës për Nanën por halla e paralajmëron për herë të fundit që të mos e bëjë më. Megjithatë, ajo paralajmëron edhe Nanën që të mos ëndërrojë se mund të jetë diçka më shumë se dado në atë shtëpi.