PREMTIMI/Dikush gëzohet për fatkeqësinë e Rejhanit

Doktoreshat trondisin Rejhanin duke i dhënë rezultatin final të analizave, që tregojnë se ajo është e sëmurë dhe ka fare pak kohë për të vendosur mes vetes dhe foshnjës. Atë lajm të tmerrshëm, do e dëgjojë dikush fshehurazi.

Ai person është Xhavidana, e cila lumturohet pafund dhe thotë se më në fund do shpëtojë, ose nga Rejhani ose nga pasardhësi që do sillte ajo në jetë. Pavarësisht se merr përgjigje të sigurtë, Rejhani sërish nuk e ndan me Emirin.

Ai flet vazhdimisht për fëmijë, se do të ketë një familje të madhe dhe Rejhanit, vetëm sa i shkakton lot të pashterrueshëm. Në anën tjetër, ndodhet psikologia e Masallit. Sipas saj, Kemali duhet të sillet mirë me Narinin që Masalli t’i riafrohet.

Oja nevrikoset nga ato fjalë ndërsa Narini vetëm ul kokën. Sakaq, një prej armiqve të Kemalit, Talazi, po kërkon paratë e Xhemresë. Kjo e fundit i bën të qartë që paratë i ka vetëm për vete ndaj ai betohet se do i gjejë e do ia marrë.