Xhavidana vendos të hiqet si e mirë me Rejhanin, aq sa i kërkon edhe falje për çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Ajo zgjedh t’a godasë në formë tjetër, duke i përmendur vazhdimisht prindërimin, duke i thënë se do jetë nënë mëse e mirë.
Përveç Xhavidanës që ia bën me qëllim, Rejhani emocionohet shumë edhe nga ardhja e Hasanit me Merjemin, të cilët Emiri i sjell surprizë për Rejhanin. Idea se fëmijën e saj nuk do mundet t’a mbajë ndonjëherë në duar, Rejhanin e lëndon pafund.
Ajo shkon për të pushuar në dhomë ku dhe qan në vetmi por nga emocionet që përjeton, i duket sikur nuk po e ndjen fëmijën, ndaj dhe mes lotësh thërret Emirin. Ky i fundit e dërgon në spital dhe aty sigurohen se fëmija është mirë.
Në anën tjetër ndodhet Narini, e cila ka në një anë Shehrijen me Hëzërin që mundohen t’a afrojnë me Kemalin dhe në një anë psikologen që detyrimisht përpiqet të gjejë metoda që Masalli të shkëputet nga Narini.