AMANETI/Jamani kërkon llogari për ndryshimin që pësoi Nana

Halla Jamnit vazhdon të paralajmërojë Nanën, ndonëse kjo e fundit bën maksimumin për t’iu shmangur Jamanit. Pikërisht sepse i shmanget shumë, ai e vëren dhe kërkon të dijë se çfarë po ndodh. Për t’a bindur, Nana ia hedh fajin atij.

Sipas Nanës, sjellja saj është nga ulërimat dhe kritikat e shpeshta të tij. Jamani e lë me aq dhe rikthehet në zyrë, ku shpejt merr një telefonatë, nga një avokat, që i tregon për pasurinë që gëzon Nana, e cila arrin shifra marramendëse.

Jamani shkon pranë Nanës për t’i dhënë lajmin si dhe për t’i ofruar ndihmën e tij profesionale me procedurat që do ketë por për shkak të hallës së tij, Nana refuzon. Në anën tjetër, ndodhet ekipi komisariatit, që përjeton shokim.

Punonjësi çajit, Kirpi, dorëzon njëa rmë para Feritit dhe rrëfen të ketë kryer vrasjen e një vajze, autori i të cilës është ende në kërkim. Nga rrëfimi që bën Kirpi, Feriti bindet se ai po merr përsipër diçka që nuk e ka bërë, ndaj nuk e arreston.