Nana vazhdon të bëjë lojëra me pasurinë e saj, sikur do i blejë Jamanit çdo gjë që ai dëshiron, por lumturia dhe buzëqeshja i zbehen kur vjen momenti për t’iu drejtuar shtëpisë, sepse ajo mendon fjalët e hallës së Jamanit.
Në ato momente, edhe halla e Jamanit po mendon për të, se sa e ka rënduar me fjalë. Kur Jamani vjen në shtëpi me Nanën dhe kjo e fundit nuk e shikon hallën as në sy, halla e fton për të biseduar. Atë bisedë, do e përgjojë edhe Ajnuri.
Nga përgjimi, ajo mëson se Nana nuk do largohet gjëkundi por ia ka marrë biletën një shoqeje për dhuratë dhe gjithashtu, Nana thotë me bindje se në atë shtëpi, ka sy vetëm për Jusufin dhe atë nuk e lë dot.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti. Koraji tenton t’i kërkojë llogari e t’a fajësojë për gjendjen e Aishes por Feriti nuk e lejon. Për më tepër, me mprehtësinë e tij, arrin t’a shpëtojë Aishen nga duart e rrëmbyesit.