Sejrani dhe Feriti akomodohen në shtëpinë e këtij të fundit, ku të gjithë, përveç njërës prej shërbëtoreve, do e presin nusen e re më së miri. Ajo quhet Sulltana dhe prezencën e Sejranit aty, nuk e simpatizon aspak.
Ndërkohë Sejrani tmerrohet nga idea që do flejë në të njëjtën dhomë me Feritin por megjithatë nuk e lejon të flejnë në të njëjtin shtrat. Përtej sikletit që përjeton Sejrani, Feriti është mëse i qetë dhe hidhet në shtrat pa e menduar Sejranin.
Pasi darkojnë familjarisht, gjyshi Feritit e thërret Sejranin në dhomën e tij, për t’a pyetur nëse ka nevojë diçka si dhe për t’i dhënë disa këshilla jete. Paralelisht, ish i dashuri i Sejranit, Jusufi, bëhet shumë pishman që nuk ia mbathi me të.
Ai qan nga pendimi dhe betohet se do hakmerret ndaj Feritit që ia mori vajzën e ëndrrave. Si të mos mjaftonte, martesa e Feritit me Sejranin nxjerr fjalë të paqëna për Sunën, gjoja se ajo ishte e njollosur në moral dhe prandaj nuk e pranoi Feriti.