Kemali dhe Narini qëndrojnë përballë njëri tjetrit, me mendimet e pafundme për njëri tjetrin por në heshtje të madhe, duke mos pasur asnjëri guxim që t’a shprehë atë që mendon. Narini largohet e para nga ai moment i síkletshëm dhe i heshtur, ndërsa çaste më vonë, ribashkohen pranë Masallit, për t’a lumturuar atë me lojëra të ndryshme. Sakaq, shoferi i shtëpisë së tyre, Taxhi, ndodhet në spítal, në gjendje të réndë, por askush nuk di ende asgjë për të. Kemali dhe Narini vazhdojë me përgatitjet normale për darkimin ku janë ftuar.
Ndërkohë përgatitjet e Rejhanit vetë kanë mbaruar por Suna nuk duket gjëkundi. Xhavidana është shumë e páshpresë dhe e shikon situatën shumë më réndë, duke thënë se Suna nuk pranon të kthehet në atë shtëpi. Brenda pak çastesh, ai mendim përqafon edhe mendjen e Rejhanit, sepse ajo nuk i jep dot shpjegim tjetër mosardhjes së Sunës. Kjo e fundit, gjatë asaj kohe vazhdon t’i përgjèrohet Xhemresë që të mos vazhdojë me planin e saj por të kthehen tek Taxhi që mund të jetë lénduar shumë.
E púshtúar nga krìzat mendore dhe psikòlogjia tòtalisht e démtuar, Xhemreja thotë se nuk ia ndjen aspak nëse Taxhi vdès apo jo. Ajo vazhdon me rrugëtimin e saj, duke e dërguar Sunën pèng në shtëpinë ku ajo vetë ishte pèng nga Talazi. Pak çaste pasi futen brenda në shtëpi, Sunën e telefonon Rejhani. Xhemreja çméndet ende më shumë kur lexon emrin e Rejhanit në ekran dhe e fík fare telefonin, ndërsa Suna vijon të qàjë duke iu përgjèruar të ketë méshirë për familjen e saj që do jetë mérakosur shumë.
Rejhani që tenton t’a telefonojë sërish, tani dëgjon sékretarinë që thotë se telefoni është i fíkur. Asaj i bën shumë përshtÿpje ajo situatë dhe vendos të telefonojë Taxhin. Për shòkimin e saj të madh, telefonit të tij i përgjigjet një infèrmiere, që lajmëron se Taxhi është në sallën e operimit pasi ka pésuar aksídent dhe është në gjendje të rèndë. Rejhani nuk e mban dot për vete atë làjm por ia përcjell edhe Emirit e Xhavidanës, duke shpjeguar që Taxhi ka qenë ai që e ka ndihmuar Sunën të arràtiset e të fshíhet. Xhavidana gjen shkak për t’a fàjësuar Rejhanin ndërsa Emiri e merr dhe bashkë me të dalin për të kërkuar Sunën.