Kadiri i është shumë mirënjohës Munevverit për qëndrimin e saj ndaj të birit, Kemalit, por është edhe shumë i dashuruar, gjë që e përcjell edhe tek vajza e tij Denizi, aq sa ajo i bindet për të pastruar shtëpinë me themel, vetëm për hir të Munevverit. Ndërsa në mbrëmje, të gjithë do mblidhen në çifligun e Zejnebit që të organizojnë dasmën dyshe të Fuljës me Emrenë dhe Munevverit me Kadirin. Gjatë kohës që Zejnebi organizon dasmën, ish bashkëshorti saj Ahmeti endèt pas Arzusë.
Ai shkon t’a vizitojë por nuk e gjen në dhomën e saj të përhershme, ndaj shkakton skàndal duke akùzuar Erolin se ai e ka rrèmbyèr, por Eroli e dërgon para dhomës së re të Arzusë dhe aty Ahmeti merr gòditjen e rradhës, sepse Arzu ia mbyll derën në fytyrë, pa e lejuar as të flasë. Pas asaj gòditjeje që merr, Ahmeti kthehet në shtëpinë e tij i dèrrmuar, në një gjendje aq të mjèruar sa edhe punonjësja tij ndjen kèqardhje për të. Sakaq, mëngjesin e të nesërmes, Munevveri do e fillojë me lëvdata për Denizin.
Ajo e çmon përkujdesin që ato kanë treguar për pastërtinë që ajo kërkon me ngulm, dhe më pas planifikojnë për rindërtimin e të ardhmes së Kemalit. Denizi angazhohet me pèrndjèkjen e Kemalit që të sigurohet se ai nuk do luajë më, ndërsa Kadiri i ka siguruar një dyqan për të punuar. Në kohën që ato flasin, në shtëpinë e vjetër të Munevverit, pronarja e re gjen një letër ku dikush i shkruan se kurrsesi nuk do gjejë qetësi në atë shtëpi dhe se gjòja, ajo shtëpi është pùshtùar disa herë nga fàntàzmat.
Zonja Nurfen tmèrrohet dhe largohet pa i thënë asnjë fjalë kopshtarit që e shikon me çudi. Kështu, në fundjavë kur bëhen dasmat me dy nuset dhe dy dhëndurrët, Kadiri i bën edhe surprizën e madhe Munevverit, duke i treguar se e ka rimarrë shtëpinë e saj, ashtu siç ka qenë. Teksa ato lumturohen pafund për Munevverin, në anën tjetër ndodhet àrmìku tyre i hershëm, Meltemi. Ajo merr rrobat e para të shtrenjta nga Alpi, dadon që ka paguar për vajzën dhe ftesën për t’u prezantuar në aktivitetin e parë, si e fejuara e Alpit.