AMANETI/Nedimi vret dëshmitarin e Jamanit

Feriti mrekullohet nga përkujdesja e Doasë ndaj tij, derisa në shtëpinë e Aishes mbërrin Koraji. Ky i fundit e quan Doanë “bija ime” prandaj dhe Aisheja debaton me të, i kujton se kush është i ati Doasë dhe Koraji largohet.

Paralelisht, Jamani po ia mbath me Nanën dhe në atë moment telefonon Feritin, pa e ditur se po i dhuron atij gjithë lumturinë e botës. Jamani kërkon ndihmë për gjetjen e një personi dhe Feriti me nxitim shkon për në punë.

Ndërkohë, për të kapur fajtorin punon edhe Nana. Ajo arrin të zërë një person teksa ndodhet ende me Jamanin por sapo ai person hap gojën të flasë, një plumb i merr jetën. Atë e qëllon Nedimi, për të shpëtuar veten.

Veprimin e tij, Nedimi e justifikon para Jamanit sikur e bëri për t’a mbrojtur dhe që t’a bindë, ia dorëzon atij armën në dorë e i thotë se është i gatshëm të vdesë nga dora tij nëse e dyshon diçka të tillë.