PREMTIMI/Hikmeti i shpëton jetën nipit të tij

Kemali vijon të bjerë pre e Kumrusë që e bën atë të besojë se jetojnë në një motel të frikshëm. Kemali i kërkon mendim Narinit por ajo refuzon t’i marrin në shtëpinë e tyre, gjë që edhe Kumru e dëgjon por sërish Kemali bën siç di vetë.

Sëbashku me Kumrunë dhe nënën e tyre, ai kthehet në shtëpi. Ndërkohë, vëllai tij Hikmeti shpëton nipin e vogël nga diçka e ngecur në fyt që foshnjën nuk po e lejonte të merrte frymë dhe që të gjithë i panikosi njëherazi.

Paralelisht, Xhavidana në burg dëgjon hallin që i ka rënë Feridesë. Për të siguruar paratë që kërkon dhuruesi për vëllanë e saj, Feridesë i kërkohet të martohet me një person që ajo nuk e do por ai e dashuron marrëzisht.

Ferideja e ka refuzuar që në sekondën e parë dhe mrekullisht, ato para ia jep në një çek Xhavidana. Në këmbim të zemërgjerësisë së Xhavidanës, Ferideja pranon të jetë nënë për të voglin e Emirit.