PREMTIMI/Feride pranon të bëhet nëna e fëmijës së Emirit

Ferideja shokohet kur mëson se në këmbim të jetës së vëllait të saj, ajo duhet të martohet me armikun e familjes, i cili është i dashuruar pas saj dhe vetëm ai mund t’ua japë paratë që u nevojiten. Edhe pse e do vëllanë, ajo refuzon.

Ferideja kthehet në qeli mëse e trishtuar dhe ndan me të gjitha hallin që i ka rënë. Xhavidana e dëgjon dhe pasi bien të gjitha në gjumë, ajo i shkon pranë Feridesë dhe i dorëzon çekun me paratë që asaj i nevojiten.

Fillimisht ajo nuk i pranon sepse shuma është shumë e madhe por më pas bien dakord që në këmbim të atyre parave, ajo do bëhet nëna e nipit të Xhavidanës. Ato nuk e dinë se në ato momente të gjithë po qajnë nga frika për nipin.

Melikesë i duket se ai nuk po merr frymë dhe të gjithë reagojnë njëherazi, përfshirë Emirin, por për fat, Hikmeti kupton ku është problei dhe e sjell në vete foshnjën. Paralelisht, vëllai tij Kemali sjell në shtëpi nënën dhe motrën e Narinit, pa miratimin e kësaj të fundit.