Sejrani dhe Feriti kthehen në shtëpi, ku dalin para Halis Agës që pyet se kush është Jusufi. Feriti gënjen për të mos e paditur Sejranin dhe ndonëse e mbyll temën me aq, Halisi sërish nuk e beson.
Ai paralajmëron Latifin që t’i vendosin nga pas një person Feritit dhe Latifi pranon por atë bisedë e dëgjon edhe Sulltana, e cila e lajmëron Feritin pa humbur fare kohë. Vetëm pak çaste më vonë, Feriti përkeqësohet.
Atij i bie sheqeri dhe Sejrani panikoset e mes lotësh i kërkon ndihmë Abidinit. Ky i fundit vjen në kohë por nevrikoset me Feritin që ai e ka ekzagjeruar gjendjen e tij vetëm që të panikoste Sejranin.
Në ato momente, për Sejranin po flet Ifakati me Orhanin dhe Gylgynin dhe vetëm kjo e fundit, është dakord që Sejrani të ndjekë ëndrrën e saj më të madhe, që është shkollimi.