Ajla vendos të zbatojë këshillën që i dha Nebahati, ndaj dhe ndërpret mbledhjen e Resulit, vetëm për t’i krijuar atij skandal, për të poshtëruar Suzanën që po e shoqëron atë dhe për t’i thënë se nuk e pranon divorcin.
Suzana ndihet si mos më keq, por veçmas, i shpjegon Resulit që nuk do donte t’a humbiste punën sepse me të mban familjen e saj, gjë që Resuli e mirëkupton pafund.
Sakaq, fëmijët po i drejtohen eskurisionit ku do luajnë, por kanë harruar Asijen me Dorukun. Këto të fundit shkojnë pak më vonë sepse makina u prishet rrugës por atje, të gjithë kënaqen njësoj sëbashku.
Gjatë asaj kohe, për Emelin po përkujdeset zonja Ilknur. Ajo tanimë e do me gjithë zemër dhe e trajton si t’a kishte vajzën e saj, duke ia bërë qejfin gjithandej, pa asnjë kundërshtim.