AMANETI/Vajza Aishes dhe Feritit humbet

Feriti shkon të flasë personalisht me Selçukun, me shpresën që do e kthejë atë nga zgjedhja në të cilën e ka vendosur Aishen. Edhe pse përpiqet me të mirë e me të butë, Feriti nuk ia del. Madje, vetëm e përkeqëson situatën.

Selçuku ndjen therje në zemër por me hapat e tij, vjen sërish në gjendje normale. Ajo situatë e përlot Aishen, e cila me sy të përlotur i përgjigjet derës kur troket një fqinje. Fqinja mëson se ato do transferohen dhe acarohet.

Edhe pse nuk e shpreh para Aishes, fqinja humbet toruan për shkak të problemeve psiqike që ka, nga të cilat ajo është bindur se Doa është vajza e saj. Vetëm pak çaste më vonë, Selçuku nxjerr Doanë në parkun e lodrave.

Për shkak të një telefonate që merr, Doa i humbet nga sytë dhe shpejt zhduket nga parku. I panikosur, ai telefonon Aishen, e cila bashkë me Feritin del të kërkojë ku ndodhet e bija.