Nana e kalon gjithë natën duke parë ëndrra me Jamanin, aq sa nevrikoset me të që nuk i largohet nga mendja as në gjumë. Për t’iu larguar sa më shumë, ajo përpiqet t’i përgjigjet me nerva por nuk funksionon.
Sakaq, Doa vijon të jetë tek fqinja tyre që ka probleme mendore. Ajo e ka bindur të voglën që nëna saj është në dijeni se ajo ndodhet aty, ndaj Doa qëndron urtë e butë, ndërkohë që fqinja takohet edhe vetë me Aishen por e mashtron.
Ndërkohë vazhdojë kërkimet dhe me keqardhje Vollkani tregon një pulovër të Doasë që e kanë gjetur në koshin e mbeturinave. Si të mos mjaftonte, ajo pulovër është me njolla gjaku.
Me zemër në dorë ato e dërgojnë për analizë gjakun në pulovër që të shikojnë se kujt i përket dhe prindërit e Doasë, Feriti me Aishen, tmerrohen kur gjaku rezulton të jetë i Doasë.