Për familjen time/Ilknuri kërkon të birësojë Emelin

Ilknuri ia kalon aq bukur me Emelin e vogël saqë i kërkon t’a quajë edhe “nënë” nëse ajo do dëshirojë. Pasi e dorëzon në shtëpi, ajo i shpreh bashkëshortit dëshirën e fortë që ka për t’a birësuar atë.

Paralelisht, vëllai saj Omeri shikon Tollgën që po e dhunojnë dhe përfshihet në sherr për t’a shpëtuar atë por nga larg, Xhemileja e keqkupton dhe Tollga qëllimisht i thotë se Omeri e ka rrahur atë.

Larg tyre, dy veta afrohen. Ato janë Kaani dhe Doruku të cilët ia vërtetojnë edhe Akifit se tanimë e duan njëri tjetrin ashtu siç janë, si vëllezër. Koha kalon dhe në mbrëmje, Ilknuri fton familjen e Emelit në shtëpi për të darkuar me nipat e saj.

Ai darkim nis me shumë paragjykime dhe përfundon si mos  më keq kur nipi Ilknurit, Emiri, e ngacmon dhe provokon aq shumë Omerin saqë Omeri e qëllon me shuplakë por që aksidentalisht e përplas në një gur dhe ai bie pa ndjenja.