Pinari i gëzohet shumë surprizës që i dashuri saj dhe shoqja e ngushtë i bënë. Ajo pranon të martohet por edhe mendon për Nanën e për ndjenjat që ka për Jamanin. Pinari ngulmon se të dy kanë ndjenja reciproke por Nana nuk e pranon.
Ajo kthehet në shtëpi e zemëruar që Jamani është larguar por menjëherë pas saj dëgjohet zhurma e makinës nga ku zbret Jamani, pa asnjë justifikim për asnjë person se përse nuk u largua. Edhe pse u kthye për Nanën, gërricjet nisin menjëherë.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, mëse i lumtur që po vazhdon njohjen nga e para me Aishen. Ai pretendon t’i tregojnë të gjithë zyrës për vendimin e tyre por në mënyrë të prerë, Aisheja nuk pranon, duke thënë se janë ende shumë herët.
Në zyrën tjetër të policisë, Neshe po takon Vollkanin kur përpara u del Bashaku. Kjo e fundit tenton me Vollkanin por Vollkani nuk e honeps fare, gjë që asaj ia shton fiksimin ende më shumë ndaj tij.