Oja nis t’a shikojë Feridenë me sy tjetër, sikur ajo po e shikon Emirin për të pasur diçka më shumë me të. Prandaj, sapo e gjen të vetme, e merr para vetes dhe ia bën të qartë se nuk mund të ketë ndonjë të ardhme me Emirin.
Ajo bisedë, Feridenë e zë shumë papritur ndaj dhe menjëherë përlotet, teksa betohet se as që i ka shkuar në mendje ndonjëherë diçka e tillë, por Oja sërish nuk e beson. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai tjetër i Ojës, Kemali.
Ai nuk e beson Kumrunë në shpjegimin e saj të pafajshëm, siç e beson Munevveri. Përtej saj, Kemali u tregon të gjithëve se ka caktuar datën e martesës me Narinin, gjë që Kumru nuk e priste aspak.
Por Kumru i premton vetes se do e bëjë Narinin të ndihet e pamjaftueshme për veten, që të mos durojë dot të jetë edhe bashkëshorte për dikë. Si hap të parë, ajo planifikon rrëzimin dhe lëndimin e Narinit në tualet, gjë që ia del t’a bëjë.