Për familjen time/Omeri jep dorëheqjen pas ditës së parë të punës

Tollga nuk e pranon se Xhemileja do të ndahet prej tij ndaj dhe reagon shumë ashpër. Për të kërkuar falje, ai i shkon nga pas në shtëpinë e Omerit ku ajo zhvendoset. Ndonëse i paraqitet me lule dhe lot në sy, ajo nuk e fal.

Ndërkohë, në shtëpinë ngjitur, Orhani ka marrë albumin e fotografive dhe po ia tregon Shengylit të gjitha një më një, duke i treguar njëkohësisht edhe historinë pas atyre fotografive, që edhe Shengyli të kujtohet sadopak.

I vetmi që s’ka ardhur ende në shtëpi është Omeri. Ai ka filluar punë si lavazhier me sugjerimin e Susenit, pa e ditur se rrogën e tij e paguan vetë Suseni. Pas një dite të lodhshme pune, ai e mëson këtë dhe menjëherë jep dorëheqjen.

Larg tyre, ndodhet Nebahati me Akifin dhe Ajlën që del nga spitali si e lënduar në krah. Të gjithë ndjekin planet e Akifit për anullimin e divorcit mes Ajlës dhe Resulit, duke shpresuar se do funksionojë.