Feriti përgatit një darkë romantike për të mirëpritur Aishen, e cila e ndjen t’i thotë se nuk ka nevojë për më tepër kohë që të jetë e bindur për të. Mirëpo, ato fjalë nuk ia thotë dot sepse vjen Ibo me valixhe për të qëndruar tek Feriti.
Ai ka debatuar ashpër me Karanë dhe është larguar nga shtëpia. Si të mos mjaftonte, edhe Aishes ia zë shtëpinë Karaja,e cila plot nervozizëm tregon se si Ibo, pa e vënë atë në dijeni, ka blerë shtëpi me paratë që kanë grumbulluar.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet hallë Akça, e cila lë pa fjalë Jamanin dhe Nanën kur u tregon njëherazi se ka gjetur një fat të mirë për Nanën. Duke ngulmuar se është detyra tyre t’a mbrojnë amanetin deri në fund, ajo kërkon që Nana të njihet me djalin e shoqes së saj.
Jamani nuk e kundërshton dot por Nana e bën. I vetmi person që gëzohet shumë për mundësinë e asaj martese, është Ajnuri, e cila shpreson të bjerë në sy të Jamanit e të jetë një ditë zonjë e asaj shtëpie.