AMANETI/Ajnuri dhe Nana refuzojnë të martohen

Jamani dhe Nana mbesin të shokuar para hallë Akçës që u tregon se ka menduar një fat jete për Nanën. Kjo e fundit kundërshton menjëherë por Akça ngulmon se fillimisht duhet t’a shohë djalin për të cilin ajo po flet dhe të cilin e ka ftuar në shtëpi.

Ai do qëndrojë tri ditë në shtëpinë e Jamanit që nuk kundërshton dot vendimin e hallës së tij. Për atë vendim, gëzohet vetëm Ajnuri. Mirëpo hallë Akça ia shuan gëzimin duke i thënës e do mendojë një fat edhe për të.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti që po nis gjithçka nga e para me Aishen. Ai i përgatit një darkë romantike me ushqimet e saj të preferuara, duke bërë që Aisheja të mos ketë më nevojë për kohë që të mendojë lidhjen me Feritin.

Sapo hap gojën për t’ia thënë Feritit këtë gjë, në derë troket Ibo, i cili mban në dorë një valixhe sepse ka debatuar ashpër me Karanë dhe ka menduar të strehohet në shtëpinë e Feritit.