Aishe i paraqitet Feritit si shumë e pashpirt lidhur me largimin e tij prej gjashtë muajsh. Por Feriti nuk e beson atë sjellje dhe ngulmon tek ajo. Ndërkohë, Neshe po lëndohet nga Vollkani që e shikon duke dalë me Bashakun nga shtëpia.
Ajo e lëshon veten në mërzi, aq sa rrëfimin e saj para Aishes do e dëgjojë edhe Dodoja. Të nesërmen, kur Vollkani mëson nga Dodo se përse po i shmanget Neshe, ai e merr këtë të fundit për dore dhe del para Bashakut me furi.
Vollkani poshtëron Bashakun dhe ngre Neshenë duke treguar se janë vetëm shokë por ajo sakrifikoi për hir të tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Akça, e cila keqkupton një bisedë që dëgjon nga Nana dhe pandeh se ajo ka pëlqim për Kubilajin.
Si të mos mjaftonte fjala që ajo përhap gabim, Ajnuri përdor telefonin e Nanës për t’i dërguar mesazh Kubilajit, ku i shkruan se e ka të vështirë t’i shprehë ndjenjat por thellë brenda vetes ka pëlqim për të.