Çapkëni i pasur/Hatixhe i ulëret Kazimit për Halisin

Sejrani bën çdo përpjekje për t’a mbajtur Feritin por ai gjithsesi nuk kthehet nga vendimi tij. Në dalje të aeroportit, Jusufi merr një telefonatë ku i tregojnë se Halis Aga po dërgohet në spital me urgjencë. Ai lajm, e tmerron edhe Sejranin.

Personi që frikësohet më shumë nga të gjithë, është Hatixheja. Ajo e humbet toruan aq sa i ulëret Kazimit që pretendon të mos shkojnë në spital. Pasi të gjithë mblidhen atje, doktori lajmëron se gjendja e Halisit është stabile.

Të buzëqeshur, ato përqafohen me njëri-tjetrin, derisa Halisi kërkon të shohë Feritin. Ato i shmangen përgjigjes, prandaj Halisi thërret në dhomë Sejranin, duke qenë i bindur se vetëm ajo do i thotë të vërtetën.

Sejrani e ndrojtur, nuk i bën goja t’i thotë se Feriti është larguar dhe për fat nuk ia thotë sepse në limit, Feriti futet në dhomë. Ai ka mësuar se gjyshi tij është shtruar në spital dhe nuk i ka bërë zemra të largohet.