Për familjen time/Suzana merr surprizë romantike nga Resuli

Suzana mahnitet nga një surprizë e papritur e Resulit, që e fton në një nga shtëpitë e tij, ku e ka mbushur ambjentin me petale lulesh, pije dhe ushqime të larmishme, vetëm për t’i kërkuar falje denjësisht asaj.

Paralelisht, fëmijët e tyre po surprizohen nga ardhja e papritur e Emirit në shkollë. Kësaj rradhe, ai, bashkë me motrën dhe të dashurën e tij, kanë ardhur si nxënës të rinj që futen pikërisht në klasën e tyre.

Armiqësia e hapur mes tyre, bën që Emirit t’i afrohet menjëherë Tollga. Shkujdesshëm, ai i tregon që i urren aq shumë saqë i ka vënë flakën festës së tyre dhe atë rrëfim, e dëgjon edhe dikush tjetër.

Pas përfundimit të mësimit, Omeri dhe Ogulxhani do dalin sërish në pazar për të shitur, që të fitojnë sadopak para. Kësaj rradhe, ato përballen me dhunë dhe akuzë, nga persona që pretendojnë t’a kenë zënë vendin aty para tyre.