Asija i shpëton Nebahatit pa e zënë ndërsa vëllai saj Omeri, nuk i shpëton dot Tajfunit, kur e kundërshton në urdhërin e rrahjes së një personi. I xhindosur, Tajfuni i dërgon njerëz në shtëpi për t’a kërcënuar.
Këtë e mëson edhe Doruku, i cili nuk i lë rrugë tjetër Omerit veçse të pranojë që t’ia paguajë borxhin që i ka Tajfunit. Paralelisht, Akifi fsheh të vërtetën nga Suzana dhe merr aprovimin e saj pasi i propozon për martesë.
Por, nuk zgjat shumë dhe të vërtetën e mëson Harika nga Asija, e si rrjedhojë edhe Suzana nga vajza saj. Pa humbur fare kohë, ajo i shkon Akifit në kompani dhe e poshtëron me mashtrimin e tij të rradhës.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Resuli, i cili është personi që fshihet pas vjedhjes në shtëpinë e Akifit, të cilën e ka bërë vetëm për të zbuluar diçka më shumë nga kompjuterat e asaj shtëpie, gjë që e arrin sepse shikon videon ku Akifi shkakton vdekjen e babait të Asijes, Omerit dhe Emelit.