AMANETI/ Didemi dhunon Aishenë

Nana ndihet keq pasi po humbet shumë gjak dhe për fat të mirë Jamani arrin ta dërgojë në kohë në spital për ta shpëtuar. Sakaq, pas kësaj ngjarje menjëherë sapo ai del nga dhoma ku ndodhet Nana ai merr një video kërcenuese në telefon që e vë para një dileme të madhe.

Nana duhet të dorëzohet tek armiku i saj dhe për të është rrëmbyer një fëmijë. Mirëpo ajo në heshtje bën një zgjedhje të vështirë teksa zgjedh fëmijën dhe me këtë lë të kuptohet qartazi dhe nis ti lërë amanetet e fundit Jamanit para se ta dorëzojë.

Mirëpo, Didemi nga ana tjetër i është qepur keq fare Feritit e cila është e etur për hakmarrje. Ajo e pa frikësuar paralajmron qartazi Feritin se do shkojë tek Aisheja të hakmerret ndaj tij për ti treguar të gjitha mashtrimet e tia.

Edhe pse mundohet ta parandalojë, Feriti nuk ia del dot pasi Didemi shkon para tij për të rrembyer Aishenë ku e dhunon brutalisht këtë të fundit. Nga ana tjetër, Feritit i bie qielli mbi kokë kur shikon se Didemi po e telefonon me video-kamer për ti treguar gjendjen e Aishesë por ai nuk mund ta hapë.