AMANETI/Nana vendos të braktisë Jusufin dhe Jamanin

Jamani dërgon Nanën në spital me nxitim dhe për fat, mbërrin në kohë që ajo të mos humbasë gjak në sasi të mëdha. Sapo Jamani del nga dhoma, Nana merr një video-mesazh kërcënues, ku e vendosin para një zgjedhjeje të vështirë.

Një fëmijë është rrëmbyer në këmbim të dorëzimit të Nanës tek armiku saj, ndaj Nana, në heshtje, zgjedh fëmijën. Ajo nuk i tregon njeriu por në formën e saj, lë amanetet tek Jamani dhe përgatitet për t’u dorëzuar tek armiku.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Didemi, që i është qepur nga pas Feritit, e etur për hakmarrje. Pa u frikësuar, ajo e paralajmëron Feritin se do hakmerret tek Aisheja sepse ka mësuar çdo gjë për mashtrimin e tij.

Feriti tenton t’a parandalojë por nuk ia del dot, sepse Didemi vepron para tij për të rrëmbyer Aishen, të cilën e dhunon sapo i bie në duar. Bota i shembet Feritit kur Didemi e telefonon me kamera dhe i tregon gjendjen e Aishes por ai nuk ka çfarë bën.