Bota e Zejnebit trònditet kur një e panjohur telefonon për të thënë se është kushërira e Sudes. Menjëherë ajo fton Alpin për të gérmuar mbi atë çështje dhe nga letrat e hershme që gjejnë në zyrën e të ndjerit Sabri, ato kuptojnë se mund të ekzistojë me të vërtetë një kushërirë e Sudes. Zejnebi fríkësohet se ajo mund t’ia màrrë Suden, ndërsa Alpi thotë me bindje se duhet të jetë në ndjèkje të parave. Më kèq nga të gjithë, e përjeton Aisheja, ndërsa Sinani as që është prezent sepse ndodhet në një bisedë të thellë me Emrenë, mbi Arzunë.
Ai i tregon se disa infòrmatorë i kanë thënë se e kanë parë në lagjen e saj të vjetër, por Sinani nuk e beson diçka të tillë. Në mbrëmje, Emreja vendos të ndërhyjë në një operacion të dyshìmtë dhe fati do që ai të vërtetojë se në krye të këmbimit të drògès është Arzuja, por nuk arrin t’a zèrë atë. Atë natë, Arzuja troket në shtëpinë e Ahmetit, ku kërkon strehim. Edhe pse ai ngulmon që ajo të kthehet në klínikë, Arzuja qëndron në bodrumin e shtëpisë së tij, kúndër dëshirës së tij.
Gjatë asaj kohe, mendjen tek Ahmeti e ka edhe Meltemi. Ajo është fríkësuar nga fjalët e tij atë ditë se do e paguajë për repútacionin që i ka shkàtërruar dhe do ia màrrë vajzën, prandaj i kërkon Alpit t’i japin fund marrëveshjes së tyre sepse fundi për të do jetë i kèq. Me gojën plot, Alpi i përmend shumën e parave që ajo do marrë, shtëpinë që mund t’ia sigurojë nëse Ahmeti ia cénon atë ku ajo aktualisht jeton, e shumë të tjera. Ai thotë se nuk e kupton përse ajo ngulmon për Ahmetin që e trajton si një mbéturinë, por lòtët e Arzusë do flasin vetë.
Nga përgjigjet dhe reagimi i saj, Alpi kupton se ajo ka nevojë të ndihet me të vërtetë e dashuruar dhe do një martesë reale e jo të rrème, por Meltemi e mohon diçka të tillë. Nga mendimet e tràzuara, Meltemi vijon të qëndrojë në shtëpinë e Alpit, ku ky i fundit kujdeset për të edhe kur ajo është në gjumë. Sakaq, të nesërmen në mëngjes, e dashura e Alpit, Sudeja, do përballet me vajzën që pretendon të jetë kushërira saj. Ajo quhet Selen, u shkèl në shtëpi dhe pavàrësisht mikpritjes së Zejnebit, sillet si mos më kèq me të gjithë.