Doaja shkapet kokën dhe bie pa ndjenja në tokë por fatmirësisht aty ndodhet Aisheja me Feritin të cilët nxitojnë për ta çuar në spital. Sapo mbërrijnë, ajo përmendet dhe menjëherë i kthehet Feritit duke e thirrur ‘baba’ por doktorët i thonë se kjo është normale pas traumës që i është shkaktuar.
Doktori i jep keshille Aishesë që mos të lejojë asgjë që të mërzisë Doanë dhe kështu nuk lejon Korajin të bjerë pre e xhelozisë dhe ti tregojë Doasë që ka pësuar traumë dhe kështu për pak kohë sëbashku me Feritin do shijojnë prindlrimin si prinderit e Doasë.
Nga ana tjetër Nedimi kërcenon Nanës dhe kjo e fundit bindet urdhërit të tij dhe shkon në dhomën e Jamanit. Ajo nis të ulërasë dhe të bëjë si e zhgënjyer duke i besuar atij që është një trafikant droge.
Nga kjo ngjarje, Jamani inatoset rende nga mosbesimi i Nanës. Kështu, për të nxjerrë inatin e tij shkon të flasë me Nedimin duke i kërkuar ta ketë shok. Sakaq, Jamani i betohet atij se do hakmerret ndaj personit që i ka ngritur këtë kurth dhe kjo gjë tremb dhe vetë Nedimin.