Emiri, në çdo fjalë, po e provokon Feridenë. E gjitha kjo, vetëm për shkak të një bisede që ai ka dëgjuar mes saj dhe Songylit, ku kjo e fundit i thoshte se ishte në dijeni që e ka dërguar Xhavidana në atë shtëpi dhe Ferideja heshtte.
Por Ferideja naive, e beson. Ajo e beson aq shumë saqë emocionohet dhe përgatiti Jigitin për t’u kthyer në shtëpi, pasi nuk qëndron dot në një vend vetëm për vetëm me Emirin.
Sakaq, në shtëpinë e tyre, Oja ka filluar t’a nuhasë më shumë situatën me Songylin. Ajo i hedh fjalë pafund, por Songyli ka objektiv Hikmetin dhe Oja nuk e ndalon aspak në planin që ka.
Po atë natë, në shtëpi kthehet Emiri me Feridenë. Kjo e fundit, i tregon vetëm Melikesë se çfarë i ka propozuar Emiri. Melikeja çmëndet nga lumturia ndërsa Songyli që i përgjon, çmëndet nga zilia.