Vollkani shikon situatën mes çifteve në vendin e tij të punës dhe e mendon të arsyeshme t’i flasë Kàrasë. Duke marrë shkas nga afrimiteti tyre, ai i kërkon të jetë më e matur me Ibon, sepse ai kurrsesi nuk do bënte gjëra për t’u sjellur kòt me të, por ashtu e ka menduar si rrugën më të mirë për dashurinë e tyre. Fjalët e tij kumbojnë në veshët e Kàrasë, derisa ajo i shkon pranë Ibos për t’i kërkuar falje, duke pranuar që e ka tepruar me reagimin që ka shfaqur, por tanimë Iboja nuk përgjigjet fare, nga mèrzia.
Sakaq, Aliu i del përpara Ilajdës, që i bëri pabèsinë e madhe. Duke i parashtruar se ai mund t’a bùrgosë për màshtrim dhe ajo mund të përfundojë në gàzeta duke u pràngosur për diçka të tillë, kaq të tùrpshme, ai i lë në dorë zjedhjen; t’i tregojë Dujgusë vetë para se t’a tùrpërojë, ose të heshtë para Dujgusë dhe të pranojë tùrpërimin. E dètyruar, Ilajda pranon. Aliu entuziasmohet, duke pàndehur se do rikthehet me Dujgunë siç ka qenë, por më kòt. Dujgu është ende po aq e mèrzitur dhe thotë se është bërë gàzi i botës.
Sipas saj, ato të dy asnjëherë më nuk do mund të jenë siç kanë qenë më parë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Zijai. Edhe ai shpreson të jetë me Çiçekun, ashtu siç Çiçeku me të, por nuk e gjen dot guximin që t’ia rrëfejë asaj dashurinë që ndjen. Zijai mbetet pa fjalë para saj, duke shkaktuar edhe lèndim tek ajo. Seheri mëson se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe menjëherë i shkon pranë Zijait, duke i premtuar ndihmën e saj, ndaj dhe organizojnë një plan të detajuar, për menjëherë të nesërmen.
I dashuri i zemrave të tyre, Jamani, gjatë asaj kohe arrin të shpëtojë veten nga kamioni ku është mbajtur pèng, por nuk mjaftohet me aq. Ai gjen rrugën që të shkojë në shtëpinë e Azizit, të futet fshèhurazi deri në dhomën e tij dhe t’a màrrë atë, të lìdhur nga duart dhe këmbët. Për shkak të një ilàçi që i bën, Azizi nuk reagon dhe nuk përmendet fare, deri mëngjesin e të nesërmes. Mëngjesin e të nesërmes, kur hap sytë, Azizi e gjen veten para vàrrit të babait të tij dhe në dorë ka të njëjtën paisje që ai i kishte lënë Jamanit, por tani me një mesazh nga Jamani.