PREMTIMI/ Rejhani frìkësohet në ditën e parë të universitetit

Kemali shikon situatën mes Shehrijes dhe Hëzërit, ndërkohë që në vesh dëgjon komentet e Narinit dhe bindet me vete, se nuk duhet të vonojë më tepër për t’i rrëfyer asaj dashurinë që ndjen për të. Në anën tjetër, ndodhet një ndër personat e paktë që Kemali nuk hòneps aspak. Ajo është Xhavidana, të cilës i ka hyrë frìka gjer në pàlcë, se mos Xhemreja flet dhe e zbulon që ajo është bashkëpunëtorja saj. Suna i shkon pranë me dëshirën për të biseduar me njëra tjetrën, por Xhavidana sërish nuk ka kohë.

Suna krijon bindjen se me nënën e saj, nuk do ketë asnjëherë marrëdhënie dhe ashtu e mèrzitur, largohet. Frìka e Xhavidanës nga Xhemreja, do shpèrthejë tek Zejnebi. Kjo e fundit po kalon pranë saj, kur nga duart i bien detyrat e shkollës. Duke e akùzuar se ua ka mbushur shtëpinë me aromën e rrugës nga ku Zejnebi vjen, Xhavidana ia grìs letrat e detyrës së shkollës, por Zejnebi nuk thotë asgjë, veçse qàn dhe i lutet t’a lërë me aq. Por, ashtu siç Xhavidana frìkëson Zejnebin, edhe Xhemreja e frìkëson Xhavidanën.

Ajo qetësohet nga qetësuesit që i bëjnë dhe sapo kthjellohet, i premton vetes se nuk do ia lërë me aq Xhavidanës, por do hàkmerret për çdo gjë që i ka bërë dhe për situatën ku e ka bërë të përfundojë. Nata kalon me aq, ndërsa mëngjesi i të nesërmen fillon me entuziasmin e Rejhanit për shkollë, por që ai entuziasëm i përzihet me frìkën, se mos do e zhgènjejë Emirin pasi mund të mos bëhet një arkitekte aq e zonja sa ç’shpresojnë. Emiri është i bindur se ajo do shkëlqejë, ndaj i lutet të mos krijojë frìkëra të pabaza.

Ai e shoqëron deri në shkollë, e shikon teksa futet brenda dhe me krenarinë se është bashkëshorti i saj, ai largohet. Sakaq, në shtëpinë e xhaxhait të tij, Kemalit, frìkën më të madhe e shkakton ai me qëndrimin e tij të vràzhdë, si përherë. Shehrija ka shumë frìkë se mos ai do reagojë kèq për gjithë ngjarjen me Hëzërin por për çudinë e saj, Kemali nuk reagon fare kèq, përkùndrazi. Pranë tyre, në oborr, është edhe Taxhi. Mendja e tij është vetëm tek Suna, të cilës heziton t’i telefonojë, nga frìka se mos e humbet fare.