AMANETI/ Azizi merr diçka me shumë vlerë nga vëllai i tij

Aliu arrin t’a dërgojë në spìtal Dujgunë, me shpresën e madhe se ajo do shpëtojë. Pranë vetes dhe ashtu mes lòtësh, ka edhe Kàranë, edhe Jaseminin, të cilat njëherazi mësojnë se këtë pàbesi, Dujgusë ia ka bërë Ertugruli për hàkmarrje. Rrjedhimisht, Jasemini e ndjen veten fàjtore dhe nis të qàjë ende më me dènesë, në krahët e nënës së saj që nuk i tregon dot asgjë. Të gjithë sëbashku presin pas derës së sallës së operimit, derisa del një mjèke për t’u thënë se operimi shkoi më së miri dhe Dujgu e kaloi rrèzikun për jetën.

Shumë shpejt ajo zgjohet, në mesin e një dhome të rrèthuar me njerëz që shqètësohen shumë për të. Mes tyre, Jasemini kërkon falje me kokën poshtë, ndërsa Dujgu përgjigjet me gojën plot se ajo nuk ka asnjë fàj në atë mes. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Zijai. Ai përgatit të gjitha kushtet që familja e tij tashmë e vogël, të shpërngulet në një tjetër shtëpi, në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë. Nëna e tij e kùndërshton menjëherë por Azizi e argumenton vendimin e tij, duke i kujtuar sa familjarë kanë përcjellë nga hàsmëritë e tyre.

Për çudinë e madhe të Azizit por edhe të nënës së tij, Idrisi ndërhyn duke i dalë në krah Azizit, ndaj dhe nëna e tij nuk heziton aspak për t’a pranuar sugjerimin e tij. Ajo largohet për të përgatitur valixhen, ndërsa Idrisi qëndron pranë Azizit, para të cilit hìqet si i penduar, gjòja se po e pranon sa shumë ka gàbuar. Për më tepër, ai e ngre situatën në një tjetër stad, duke i dhënë Azizit orën e dorës që babai i tyre i ndjerë ka pasur së fundmi, duke thënë se ai e meriton më shumë se të gjithë që t’a ketë.

Ndërkohë, në shtëpinë e Jamanit, Zijai qëndron i vetëm në dhomën e tij. Ai nuk e pranon as ndihmën e Çiçekut apo të ndonjë personi tjetër. Çiçeku e ndjen ftohtësinë dhe largësinë e tij prandaj kërkon t’a flasin atë situatë. Nga ballafaqìmi i tyre, Çiçeku mëson se Zijai pàndeh të jetë dukur frìkacak në sytë e saj dhe se ndoshta ajo nuk e dashuron më, por Çiçeku e bind se po gàbohet rèndë me ato mendime. Ato pajtohen dhe përqafohen, ashtu si Jamani me Seherin, teksa kjo e fundit ndalon fùrinë e tij për hàkmarrje ndaj Azizit.