Flakët e fatit/ Çiçeku refuzon kërkesën e Aliut

Adnani vihet në ndjèkje të të gjithë personave, se ku do akomodohen ato pas largimit nga shtëpitë e tyre. Për çdo gjë, ai rapòrton tek Çelebiu, i cili dëgjon me buzëqeshje të gjithë rapòrtimin dhe vùajtjet që po shkakton. Që natën e parë të tortùrës për shtëpi, Xhemreja merr surpriza romantike nga Ozani, që nuk e zë dot gjumi pa shkuar edhe njëherë poshtë dritares së dhomës ku ajo po fle në shtëpinë e Zonjës. Nga dritarja, ato bisedojnë për pak, me buzëqeshje të mëdha në fytyrë, e më pas Ozani largohet.

Paralèlisht, edhe Ryjaja po përjeton një natë romantike, që fillon me një sofër të zbukuar me qírinj e petale, vazhdon me puthje dhe përfundon në shtrat, ku ajo dhe Omeri flejnë për herë të parë me njëri tjetrin. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet çifti “Çiçek-Ali”. Ato takohen në oborrin e Tomrisit, ku Aliun e sjell vetë Iskenderi dhe telefonon Çiçekun për t’i thënë se ka një surprizë në oborr. Ato të dy përqafohen shumë gjatë dhe pasi çmallen, Aliu bën një dush dhe menjëherë më pas fillon të bëhet gadi për t’u rikthyer në Antàlja.

Çiçeku refuzon dhe ai pándeh se e ka vetëm për atë natë, por Çiçeku kërkon të qëndrojnë në atë shtëpi derisa situata për Atlasin të qartësohet, gjë që për Aliun nuk bën sens fare. Ajo natë do kalojë me aq, ndërsa mëngjesin e të nesërmes, Tomrisi do marrë një telefonatë me shumë rëndësi për të. Ismaili, prònari i sallës së bixhòzit ku Bylenti është në bórxh me shuma të mëdha, i tregon Tomrisit se dëshiron të dëshmojë kúndër tij, që fëmija të mos mbetet në duart e një personi aq të pápërgjegjshëm.

Gjërat do shkojnë mirë edhe për Xhemrenë dhe Zonjën, prònaren e saj. Ato gjejnë një lokal me qera, që ka një çmim të përballueshëm nga ana tyre dhe menjëherë e marrin. I vetmi person që nuk do buzëqeshë aq shumë atë mëngjes, do jetë Ryjaja. Ajo ndodhet me Omerin në dyqanin e tij, kur Seheri troket për t’i kërkuar Omerit të telefonojë Zejnebin e t’i tregojë se nënën nuk e ka mirë me shëndet. Omeri vihet në síklet, gjë që Ryjaja e kupton dhe ende më në síklet vihet kur ajo vëren se Omeri e di numrin e saj përmendësh.