Dujgu dhe Ali vazhdojnë kërkimet për Jaseminin, ndërkohë që Jasemini mbahet ende nga gràbitësi i paguar nga Ertugruli. Ai nuk e di se Ertugruli është arrèstuar, prandaj i dërgon mesazh në telefon, duke e pyetur se çfarë duhet të bëjë me Jaseminin. Aliu shfrytëzon rastin dhe i përgjigjet mesazhit, duke e dërguar gràbitësin dhe Jaseminin në një vend ku do mund të ndërhyjë Aliu vetë dhe Dujgu, duke siguruar kështu shpëtimin e Jaseminit, gjë që e arrijnë. Në anën tjetër ndodhet Seheri.
Ajo shkon sërish në një tjetër seancë tek dòktor Azizi, por që do jetë seanca e fundit. Për t’u siguruar se ajo do jetë mirë, Azizi e pyet nëse ajo ka ndonjë dyshìm apo hezitim lidhur me Jamanin, por Seheri mohon me kokë. Së fundmi, ai i thekson se është një ndër femrat më të forta dhe më të guximshme që ka rastisur në jetën e tij, dhe për këtë e përgëzon. Seheri gjithashtu e falenderon pafund për gjithë gatishmërinë që ai ka treguar gjatë seancës dhe përtej klínikës. Pas atyre falenderimeve, Seheri largohet.
Me t’u larguar ajo, Azizin e telefonon nëna e tij, zonja Aishe. Ai çuditet, por sërish refuzon t’i përgjigjet. Aisheja ngulmon duke e telefonuar disa herë rradhazi por në të gjitha rradhës, Azizi ia refuzon thirrjet, derisa ajo komunikon me sékretaren e të birit, të cilës i përcjell làjmin se vëllai i madh i Azizit, Jëlldërëmi, ka vdèkur. Ajo kërkon që Azizi të shkojë pranë familjes së tij në atë ditë zìe për to, por Azizi vijon të refuzojë, duke kujtuar me vete se Jëlldërëmi ka qenë fàjtori përse ai nuk ka folur as me nënën e tij.
Azizi del nga klínika për të vazhduar programin e tij ditor por sapo del, atë e gràbisin trupròjat e dërguara nga vetë familja e Azizit. Paralèlisht, Seheri dhe Jamani që u përmirësuan në marrëdhënie falë Azizit, tani ndodhen përballë njëri tjetrit, duke dëgjuar Seheri rrëfimin e Jamanit që tregon se si ka rënë në dashuri me të që në fillim, për shkak të kárakterit të saj të fortë. Seheri e dëgjon e lumtur, ndërsa Jamani përpiqet të hedhë një hap drejt saj, për t’u afruar ende më shumë fizikisht, por Seheri nuk pranon.