PREMTIMI/ Emiri dhe Rejhani rikthehen në shtëpi

Emiri vazhdon të këndojë pas përfundimit të dasmës, duke i dedikuar Rejhanit këngë të njëpasnjëshme. Ato kalojnë shumë kohë sëbashku, vetëm për vetëm, pasi të gjithë dasmorët e panjohur largohen. Në përfundim të dasmës, ato bëjnë një gjiro buzë detit, duke ecur në këmbë, ngadalë, teksa flasin për pafundësinë e lumturisë që duan të përjetojnë me njëri tjetrin. Atë natë, Rejhani dhe Emiri flejnë në jahtin i cili njëherë u prìsh dhe i la pa shkuar në dasmën që ishte organizuar nga familjarët.

Po atë natë, shoqja e Rejhanit, Narini, ndihet shumë kèq që e la veten të ecte dorë për dore me Kemalin, kur menduan se po i shikon punonjësja e shërbimit sòcial. Asaj i duket e tepërt dhe për këtë fàjëson veten. Ndërkohë Kemali qëndron pas derës së dhomës ku ajo po fle dhe në momentin që ai hap derën, Narini hìqet sikur po fle. Sakaq, mëngjesin e ditës tjetër, ato zgjohen nga një telefonatë e motrës së Kemalit e Hikmetit, Ojës. Ajo është një ndër personat më entuziastë për martesën e Emirit me Rejhanin.

Për hir të tyre, ajo organizon darkimin e parë familjar, në emër të asaj martese të shumëpritur. Xhavidana e shpreh hapurazi palumturinë e saj për shkak të asaj martese, gjë që të gjithë e kuptojnë por nuk e ngàcmojnë, përveç Ojës. Pas një kohe të gjatë, Hikmeti më në fund qetësohet, sepse Emiri me Rejhanin janë bashkuar zyrtarisht dhe Xhavidana nuk u bën dot më gjë për t’i ndarë, sepse Emiri i ka kuptuar të gjitha. Sakaq, Kemali telefonon sërish mbesën e tij Sunën, që njëherë i meràkosi të gjithë.

Ai përpiqet t’a bindë atë që t’u bashkohet në darkimin familjar që do bëjnë për Emirin dhe Rejhanin, por nuk ia del dot. Suna i kërkon me ngulmim që t’a lënë të vetme për disa ditë, derisa në mendjen e saj të sqarojë çdo mendim e pikëpyetje që i ka mbetur. Kemali e lë të lìrë në vendimin e saj, gjë që Shehrijen e lë pa fjalë. Ajo shpreh habinë e saj të madhe që Kemali po e përballon me kaq qetësi një situatë të tillë, si dhe e përgëzon. Paralèlisht, çifti i shumëpërfolur dhe më i riu, Emiri dhe Rejhani, mbërrijnë në shtëpi, tanimë të martuar.