Azizi merr një tjetër telefonatë nga nëna tij, e cila i thekson se po tentojnë t’i vràsìn çdo ditë, ndaj ai duhet t’u shkojë në krye për të përmbushur amanetin e babait të tij të ndjerë, që pàndehin se ai e ka vràrè. Azizi kujton pa ndalim mëngjesin kur është zgjuar me àrmè në dorë dhe babanë e tij të vdèkur. Ato kujtime e përhumbin, aq sa ai nuk e vëren Seherin dhe Jamanin që ka përballë vetes. Seheri e shikon dhe i shkon pranë për t’i dhënë làjmin e mirë, se tanimë ajo e ka të kthyer kujtesën të plotë.
Azizi gëzohet për të, ndërsa Seheri e falenderon pafund. Pas atij momenti, ato ndahen. Azizi shkon pranë nënës së tij, për t’i thënë se do pranojë të jetë në krye të tyre meqë i duhet të paguajë një çmim por për këtë, do ketë rrugën e tij që do ndjekë, dhe jo punët e palìgjshme që ato vazhdimisht bëjnë. Nëna e tij nuk pranon por Azizi qartazi lë të kuptohet se kjo është mënyra e vetme se si ai pranon të jetë në krye të familjes. E zènë ngushtë, nëna e tij pranon, gjë që do e çmèndë vëllanë e Azizit, fàjtorin e vërtetë.
Ndërkohë, Seheri dhe Jamani mbërrijnë në destinacionin që kishin, për të marrë një datë për t’u martuar. Ato e marrin, me fytyrat më të qeshura të mundshme, dhe që aty, nxitojnë të zgjedhin një vel të thjeshtë për Seherin, si dhe një kostum për Jamanin. Paralèlisht, e gjithë familja tij po përgatitet për të shkuar ashtu të gjithë në celebrimin e tyre. Pas shumë peripècirave që kaluan, Seheri dhe Jamani martohen sërish. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai Jamanit, ai i pazbuluari, Aliu.
Ashtu si Jamani, edhe Aliu do të bashkohet me dashurinë e tij. Ai troket në derën e Dujgusë pasi ajo e lajmëron se janë gadi për t’i pritur, por sëmùndja gòdet Semranë dhe ajo i pret si mos më kèq, duke pàndehur se Dujgu është ende fëmijë, se nuk ka moshë për t’u fejuar dhe se në krye të gjithë kësaj pune aspak të hijshme, qëndron Sulltana. Kjo e fundit shòkohet por Aliu kupton se si qëndron e vërteta, ndaj me durim presin që Semraja të pësòjë një tjetër gòditje që do e kthejë në vete, dhe ashtu ndodh, prandaj fejesa përfundon me sukses.