Aisheja shoqërohet nga Feriti kur nxiton për në shtëpi pasi Neshe nuk i përgjigjet në telefon. Ato e gjejnë Neshenë në tokë, pa ndjenja dhe me nxitim e dërgojnë në spital, ku mësojnë se është helmuar dhe rrezikon jetën.
Teksa Aishes nuk i ndalojnë lotët për motrën, në anën tjetër ndodhet Nana, të cilës nuk i ndalojnë rrahjet e shpeshta të zemrës, sa herë që Jamani i afrohet, ndaj dhe merr një taksi për t’u larguar për pak nga shtëpia.
Nga frika se ende mund t’i kanoset ndonjë rrezik, Jamani i vihet nga pas dhe arrin t’a ndalojë atë, si dhe t’a kthejë në shtëpi, ndonëse ajo justifikohet sikur duhet të marrë ajër larg shtëpisë dhe rregullave që ai vendos.
Në shtëpi i rikthehet e njëjta gjë me rrahjet e zemrës ndaj Jamani i thërret doktorin e familjes dhe i lë të vetëm ato të dy. Ai nuk e dëgjon doktorin, i cili me bindje i sqaron se gjendja saj është vetëm nga emocionet e dashurisë.