AMANETI/Nana bindet se është dashuruar pas Jamanit

Jamani e shikon Nanën duke ia mbathur me taksi ndaj dhe i vihet nga pas, derisa arrin t’a ndalojë e t’i kërkojë shpjegim përse ajo po ia mbath prej tij. Për një çast, Nana thuajse i rrëfen atij dashurinë që ndjen për të, por nuk e bën.

Ajo thotë se ai ka shumë rregulla, gjë që e nevrikos ndaj dhe kërkon të dalë ndonjëherë nga ai ambjent. Me forcë, Jamani e kthen në shtëpi por për shkakun e tij, ajo sërish pëson çrregullimin e rrahjeve të zemrës.

Jamani i thërret mjekun e familjes dhe i lë të vetëm me njëri tjetrin. Nga gjërat që ajo i shpjegon në mënyrë të sinqertë, ai kupton se janë vetëm emocione dhe tensione nga dashuria por këtë, nuk ia thotë Jamanit.

Sakaq, në anën tjetër, Aisheja gjen Neshenë në tokë, pa ndjenja dhe sëbashku me Feritin e dërgojnë me nxitim në spital, ku Aishes, lotët nuk do i shterojnë në asnjë çast sepse doktori u tregon se Neshe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.