Jamani shpëton Nanën nga përlèshja që ajo po bën me një të panjohur në mes të rrugës dhe duke i drejtuar dorën, kthehen në shtëpi. Jusufi pranon të hapë derën e dhomës vetëm kur dëgjon zërin e Nanës, e cila mrekullohet që ai po flet, por njëkohësisht vëren se ai është ende i zemërùar me Jamanin. Ky i fundit nuk duron dot që Jusufi të mendojë se xhaxhai i tij nuk e do më, ndaj përpiqet t’i flasë, por Nana vendos dorën para Jamanit, i kërkon t’i lërë të vetëm dhe të bëjë pak durim. Menjëherë pas largimit të tij, ajo i flet Jusufit më së miri për Jamanin.
Fillimisht ajo qetëson Jusufin, më pas i shkon në zyrë Jamanit, për t’i kërkuar me vendosmëri të madhe që të heqë ndàlimin e përmendjes së Seherit, pasi Jusufi ka nevojë të flitet për të dhe të mos ia harrojë fytyrën. Mënyra se si Nana i flet, bën që Jamani të thotë se ka njohur dikur edhe një psìkolog që fliste në mënyrë të tillë. Nana largohet e përlòtur që aty dhe sërish shkon pranë Jusufit që t’i flasë për dashurinë e Seherit, se si ajo do gëzohej shumë nëse ai do ushqehej siç duhet. Teksa ajo i flet Jusufit për Seherin, Jamani shkon t’i vizitojë vàrrin.
Kur ai kthehet në shtëpi, Jusufin e shikon në tavolinë, duke pranuar të hajë. Jamani për vete nuk ha dot, pasi Adaleti kujton pa dashur Seherin dhe ai largohet për në zyrë, ku telefonon Nedimin për të konfirmuar një udhëtim pune. Nana i shkon nga pas dhe e quan egoist që po largohet duke e lënë Jusufin në një dhìmbje të tillë. Fjalët e saj ndikojnë mjaftueshëm tek Jamani, aq sa ai të shkojë në dhomën e Jusufit, të flasin për Seherin dhe me lòtin që i rrjedh rrëke, Jamani të pranojë se ajo i mungon shumë.
Nana e shfrytëzon edhe atë moment për t’u futur në zyrën e Jamanit, ku gjen një letër deklarate, në të cilën shkruhet se Azizi është vràsèsi i Seherit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aliu, i cili mëson se Dujgu ka bërë kërkesë për t’u zhvendosur në një zyrë tjetër. Më pas në zyrë i vijnë lule nga Jasemini por Aliu i kèqkupton dhe atij kèqkuptimi i shtohet një telefonatë, ku ajo i thotë Jaseminit se e do shumë. Si të mos mjaftonte, atë natë Aliu do shikojë Dujgunë duke përqafuar një person, që në fakt është dòktori që po i jep làjmin se sëmùndja saj ka kurim.