Zijai me Çiçekun dhe të gjithë pjesën tjetër të familjes vazhdojnë me përgatitjet për dasëm. Ai madje kërkon që në muajin e mjaltit të mos shkojë vetëm me Çiçekun por të gjithë familjarisht, përfshirë dhe stafin, që të përjetojnë pushime të paharrueshme. Jamani vihet në síklet për shkak të planeve që ka bërë lidhur me Azizin por dètyrohet të pranojë, që Seheri të mos i kuptojë planet që po bën ai. Menjëherë më pas, ai ngjitet në dhomë për të vazhduar planet për hàkmarrjen e shumëpritur.
Jamani nxjerr një àrmè, që dikur i përkiste Jalçinit dhe betohet se me të do sjellë fúndin e Azizit por në atë moment, nga kutia ngjitur bien disa çorape fëmijësh, të punuara me shtiza. Seheri shkon pranë dhe i tregon se i ka punuar vetë, nëse do kenë një vajzë dhe për më tepër, i tregon një byrzylyk fëmijësh që ka blerë. Në të është gdhendur emri “Jalçin” dhe Seheri shpjegon se do donte shumë që t’ia vinin emrin ashtu, nëse do kenë një djalë. Teksa Jamani përjeton emocione aq të mëdha nga mendimi Seherit, àrmìku tij Idrisi vazhdon me plane kúndër tij.
Idrisi ka pranë vetes Kazimin, kur pohon me gojën e tij se ndjen të njëjtën úrréjtje si për vëllanë e tij Azizin, ashtu dhe për Jamanin, për të cilën thotë se ai është shkaktari i pesë viteve bùrg që Idrisi ka bërë. Idrisi bën plane në të njëjtën kohë kur Azizi bën plane për shpëtimin e familjes së tyre, përfshirë dhe vetë Idrisin. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Dujguja, mëse e mérzitur nga idea se nuk do mund të bëhet kurrë nënë. Për më tepër, entuziasmi i Semrasë dhe Aliut, e léndojnë ende më shumë.
Të gjithë përmendin vazhdimisht fëmijë ndërsa Dujguja nuk e komenton aspak, duke jetuar e vetme mérzinë që ka përbrenda. Semraja i dòrëzon fustanin e nusërisë që dikur ka pasur për veten e saj, duke dashur që edhe Dujgu të veshë të njëjtin fustan. Aliu e vëren që në fytyrë se ajo nuk është si përherë dhe e pyet çfarë po ndodh por Dujgu nuk i tregon asgjë. Vetëm pak çaste më vonë, ajo merr làjmin më të shumëpritur nga dòktori tek i cili bëri anàlizat. Ai e lumturon pafund, duke i thënë se në shëndetin e saj nuk ka asnjë péngesë për t’u bërë nënë.