AMANETI/ Seheri i bën Jamanit dhuratën më të çmuar

Semraja shkon pranë vajzës së saj, Dujgusë, me një fustan nusërie në dorë. Ai fustan ka qenë dikur i Semrasë, e ka veshur në dasmën e saj dhe tani dëshiron që t’a veshë edhe e bija. Dujgu emocionohet shumë, jo vetëm nga fustani por edhe nga hallë Sulltana që kanë pranë, e cila thotë se vetë nuk ka pasur fëmijë por e ka dashur Aliun si të ishte i saj dhe tani pret të dojë po njëlloj fëmijët që ai do ketë me Dujgunë. Por tríshtmi i Dujgusë është shumë më i lartë se sa pritet normalisht.

Ajo bie në sy të të gjithëve, edhe të Aliut që gjithashtu po merret me përgatitjet e dasmës së tij. Ai gjithashtu e pyet nëse ka diçka që nuk shkon por Dujgu e mohon. Vetëm pak çaste më vonë, ajo merr një telefonatë nga dòktori, teksa ndodhet vetëm me Jaseminin në dhomë. Ai i tregon se anàlizat kanë vërtetuar që ajo nuk ka asnjë péngesë për të qenë nënë dhe Dujgu gëzohet pafund. Ajo rikthehet pranë Aliut, tanimë me një fytyrë shumë të gëzuar dhe mëse e gatshme për të vazhduar me përgatitjet për dasëm.

Në anën tjetër ndodhet Idrisi, vëllai i Azizit, i shoqëruar nga Kazimi, krahu tij i djathtë që i kryen çdo punë. Ato të dy vazhdojnë me planifikimet e errèta që pretendojnë të sjellin fundin e Azizit, për të cilin Idrisi thotë se askënd në jetë nuk urrèn sa atë dhe Jamanin, ku për këtë të fundit, specifikon faktin që ai i ka shkaktuar pesë vite búrgosje. Gjatë kohës që ai flet për Jamanin, Jamani vetë merr një ftesë mëse të paprítur nga vëllai i tij dhe gruaja tij e ardhshme, Çiçeku.
Ato kërkojnë që në muaj të mjaltit të shkojnë të gjithë sëbashku.

Seheri është dakord dhe Jusufi entuziasmohet shumë por fjalën e fundit do e thotë Jamani, për shkak të punëve që vetëm ai u rri mbi krye. I dètyruar, Jamani e aprovon dhe menjëherë shkon në dhomë për të vazhduar fshèhurazi planet. Ai nxjerr nga një kuti àrmèn që dikur i përkiste vëllait të tij të ndjerë, Jalçinit, dhe betohet se me të do i japë fùnd Azizit. Teksa ai mendon, një kuti tjetër bie në tokë, nga ku dalin disa rroba të thurura me shtizë. Seheri vjen shpejt pranë tij dhe i tregon edhe një tjetër dhuratë, një bylyzyk me emrin “Jalçin” të gdhendur dhe thotë se dëshiron t’i vendosin atë emër fëmijës nëse do kenë një djalë.