Nana i qëndron pranë Jusufit në çdo moment dhe butësia saj ndikon edhe në marrëdhënien e Jusufit me Jamanin. Pasi ky i fundit lumturohet me veprat e Jusufit ndaj tij, ai i kërkon Nanës që të bëhet gadi pasi do shkojnë në zyrën e punës, për të nxjerrë një leje pune për Nanën, që nuk është vendase dhe lìgjërisht nuk punon dot. Ajo lëvizje që do bëjnë atë ditë, mësohet nga Idrisi, ndërmjet spìùnit që ai ka paguar në kompaninë e Jamanit. Pa humbur fare kohë, Idrisi përgatit një plan.
Ai planifikon atèntatin kùndër Jamanit dhe Nanës, për t’i hèqur qafe të dy, me të njëjtën rrugë. Atentati zhvillohet në mes të rrugës por Jamani arrin t’a menaxhojë mjaftueshëm situatën, sa për të shpëtuar edhe veten edhe Nanën. Përtej pànikut, Nana shfrytëzon situatën dhe merr àrmèn e Jamanit, me të cilën pretendon që ai të ketë vràrè Azizin. Atë àrmè, ia dërgon Idrisit dhe ai premton se do e dërgojë për t’u anàlizuar, nëse është apo jo àrmà që kërkojnë. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Aliu.
Atij i mbetet në mendje biseda e shkurtër me Jaseminin, e cila i tha se dòktori me të cilin po përqafohet Dujgu, është një fqìnj i vjetër i tyre. Ajo ia tha për të humbur gjurmë nga e vërteta ndërsa Aliu nevrìkoset me veten që i interesoi se çfarë po bën Dujgu. Kjo e fundit, shikohet qartë që është shumë e palumtur, ndaj Jasemini e pyet përse nuk është më e mbushur me shpresë meqë do bëjë një kurim të ri. Me kèqardhje, Dujgu tregon se atë metodë e ka provuar edhe gjatë kohës që ka qenë larg shtëpisë dhe nuk ka dhënë efekt.
Me aq, biseda mes tyre mbyllet dhe Dujgu bie të flejë. Mëngjesin e ditës tjetër, ajo dhe Aliu marrin një urdhër nga eprori tyre që i dërgon sëbashku në një mision. Rrugës për atje, një telefonatë e Jamurit për Aliun, do bëjë që Dujgu të përlòtet, por megjithatë, sigurohet që Aliu të mos e shikojë. Shumë shpejt, ato të dy mbërrijnë në vendin ku do zhvillohet operacioni. Bàstisja e tyre vërehet edhe nga krìmìnelët që menjëherë drejtojnë àrmèn për tek Aliu por plùmbin e merr Dujgu, e cila i del atij para për t’a mbrojtur.