Rejhanin nuk e zë dot gjumi nga mendimet se ndoshta motra saj është në jetë dhe do mund të ribashkohet me të. Mendja nuk i ndalon së punuari dhe rrjedhimisht, e mundon atë aq shumë, saqë nuk e zë dot gjumi. Në mes të natës, ajo ngrihet nga shtrati saj dhe shkon pranë Zejnebit, të cilën e ledhaton në gjumë, duke menduar për Gylsymin. Emiri zgjohet dhe sapo vëren që Rejhani nuk është në shtrat, menjëherë nxiton për tek ajo por kur e shikon pranë Zejnebit, nuk e ngàcmon fare.
Mëngjesin e ditës tjetër, Rejhani tregon se nuk ka fjetur dot gjatë gjithë natës. Brenda atij mëngjesi, kërkimet e Emirit i mëson edhe familja tij. Rejhani dëgjon Xhavidanën që është tërësisht kùndër. Ajo fillimisht e shikon si të pamundur që diçka kaq e madhe të jetë e vërtetë, më pas thotë se edhe nëse ajo është motra e Rejhanit, nuk mund t’a dinë nëse është njeri i mirë apo një màshtruese që do i zhvàsë për para. Të gjitha fjalët e Xhavidanës, Emiri i kùndërshton, ndërsa Rejhani nuk reagon fare.
Rejhani e ka thuajse të pamundur që t’a besojë ndërsa Emiri tregon se gjithçka ësht mundësuar nga dètektivi që dikur ka qenë i lìdhur babai tij me të. Ai rrëfim i shkurtër, bën që Hikmeti të mundet të lëvizë gishtin e njërës dorë. Rejhani nuk e duron dot më gjatë një situatë të tillë, ndaj largohet për në dhomën e saj, ku zhýtet në shtrat dhe nuk pranon të dalë që aty. Me shumë ngulmim, Emiri e merr që aty dhe e dërgon në lagjen ku ka parë Gylsymin. Nga larg, ato e shikojnë Gylsymin duke mbledhur mbèturina por Rejhani nga shòkimi nuk flet dot.
Në anën tjetër ndodhet Narini. Ajo kërkon t’i japë fund sa më parë situatës me Erhanin, duke ndjerë shumë tùrp nga Kemali, ndërsa ky i fundit vijon të kujdeset për të, aq sa e dërgon në spìtal pranë Erhanit për t’a kontrolluar nëse është tòtalisht mirë apo jo. Narini nuk duron dot të qëndrojë pranë Erhanit që vazhdimisht i shpreh dashurinë, ndaj në një moment që Kemali largohet për një telefonatë, edhe Narini largohet. Erhani i shkon nga pas dhe teksa e shpëton nga duart e një hàjduti që po i merr çantën, ai plàgoset me thìkë.