Jamani shikon Nanën duke u larguar nga shtëpia për takimin që ka lënë, të cilin ai nuk e di se e ka keqkuptuar. Për këtë, Jamani përdor Jusufin, të cilit i premton se do luajnë të tre sëbashku ndaj Nana detyrimisht qëndron.
Edhe pse qëndron, pasi Jusufin e zë gjumi, ajo merr të largohet por kësaj rradhe do e ndalojë një makth që Jusufi përjeton në gjumë. Ai zgjohet me lot në sy, ndaj Nana shkon t’a qetësojë dhe e zë gjumi në dhomën e tij, ashtu si dhe Jamanin.
Mëngjesin e të nesërmes, në anën tjetër, Feriti ngulmon tek Aisheja. Ai përpiqet pafund që t’a bindë se e dashuron dhe nuk do e shpërdorojë një rast të dytë me të dhe me ato fjalë, ai e përlot Aishen.
Pas momenteve emocionuese me Feritin, Aisheja mëson nga Nesheja që Vollkani e ka prezantuar si të dashurën e tij, që t’a largojë sa më shumë ish të dashurën, Bashakun.