PREMTIMI/Kumru përdor Masallin kundër Narinit

Kemali nuk i ndahet Narinit nga dera për t’u kujdesur për të por ndërkohë, e motra punon kundër saj dhe nxit Masallin për t’a pyetur Narinin nëse shikon dot sadopak. Narini sidoqoftë, e merr atë veçmas në dhomë.

Ajo ia shpjegon faktin që nuk shikon dot por në një formë shumë të ëmbël, ndaj Masalli nuk mërzitet por i thotë se do bëhet duar e këmbë për të, duke i premtuar se do e shoqërojë kudo.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ferideja. Ajo viziton Xhavidanën në burg, ku dhe i dërgon rroba të nipit të saj të vogël, që së paku t’i ndjejë aromën. Teksa ndodhen brenda, kunata Feridesë po përgatit jashtë një kurth për të.

Feridenë do e shpëtojë Emiri nga ai kurth, pa e ditur as ai vetë por duke e marrë me makinë. Me të shkuar në shtëpi, Ferideja telefonon me kamera Xhavidanën dhe për fat, Emiri nuk i zë.