PREMTIMI/Emiri shpëton Feridenë nga një kurth

Feride shkon të takojë Xhavidanën në burg dhe për t’a lumturuar, i dërgon rroba të nipit të saj, që t’ia ndjejë aromën. Teksa Xhavidana i tregon për vdekjen e Rejhanit, jashtë po përgatitet një kurth për Feridenë.

Ajo do shpëtojë rastësisht sepse Emiri shkon t’a marrë. Pasi shkojnë në shtëpi, Ferideja telefonon Xhavidanën me kamera në një telefon që ajo po e mban fshehurazi dhe për fat, Emiri nuk e zbulon telefonatën e tyre.

Në anën tjetër ndodhet Kemali, që bashkë me të gjithë të tjerët kujdeset maksimalisht për Narinin. I vetmi person që vepron kundër saj është Kumruja, e cila nxit Masallin që t’a pyesë Narinin nëse shikon dot apo fare.

Narini nuk i përgjigjet por sëbashku shkojnë në dhomë dhe aty, Masalli kupton se ajo nuk shikon dot, ndaj i premton se do e shoqërojë në çdo vend për t’a ndihmuar, gjë që Kumrunë e acaron pafund.